Riciklim

Riciklimi është përpunimi i materialit (mbetjeve) në produkte të reja me qëllim që të parandalohet krijimi i mbetjeve nga materialet të cilat mund të ripërdoren, të zvogëlohet përdorimi i lëndëve të reja të para, të zvogëlohet përdorimi i energjisë apo të zvogëlohet ndotja e ajrit dhe ujit.

Riciklimi është aktivitet kyç i mënyrës bashkëkohore të zvogëlimit të sasisë së mbetjeve dhe aktiviteti i tretë në hierarkinë “Redukto, Ripërdor, Riciklo”.

Cfarë përfitojmë nga riciklimi?

1-Parandalojmë ndotjen e ajrit të krijuar nga prodhimi i produkteve të reja

2-Kursen energjinë për prodhimin, transportin dhe shpërndarjen e produkteve

3-Ul emetimin e gazeve serë të cilat ndikojnë në ngrohjen globale/ndryshimin e klimës.

4-Mbron burimet natyrore si: pyjet, ujrat, pasuritë nëntokësore, (metalet dhe nafta/lëngjet fosile) etj.